Takimi mes Egnatias dhe Vllaznisë nisi me një tension në minutën e 12-ë ku pati tension mes tifozëve vendës dhe atyre shkodranë të cilët ndodheshin në tribunën VIP. Ja pikantet e sfidës në Rrogozhinë.

* Bekim Balaj dhe Fransua Dylis dueluan shpesh së bashku dhe në minutën e 27- të, kapiteni i Vllaznisë iu drejtua lojtarit të Egnatias, duke i thënë se duhet të ketë kujdes me duart teksa kërcen në ajër.

* Në fillim të pjesës së dytë tifozët shkodranë të cilët ishin të organizuar hodhën tymuese, e cila krijoi probleme frymëmarrje për disa tifozë që ishin në shkallët e stadiumit.

* Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova u pa disa herë i nervozuar me gjyqtarin Kreshnik Cjapi teksa tekniku durrsak vendoste duart në kokë.

* Thomas Brdariç qëndroi përgjatë 90 minutave në këmbë, duke udhëzuar dhe motivuar futbollistët e tij. Shpesh here, trajneri i Vllaznisë gati sa nuk futej në fushën e lojës.

* Lojtarët e Vllaznisë e festuan fitoren me tifozët ku i dhuruan edhe fanellat mbështetësve të tyre.

* Në fund të sfidës trajneri Tomas Brdaric mbajti një fjalim motivues në fushën e lojës me futbollistët ku nuk munguan edhe përqafimet.