HomeKRYESOREPistë tjetër për Edon Hasanin, shkodrani afër ekipit të madh shqiptar

Pistë tjetër për Edon Hasanin, shkodrani afër ekipit të madh shqiptar

Edon Hasani nuk është stabilizuar në ndonjë ekip të ri që pas largimit nga skuadra e Sepehanit në Iran.

Shkodrani është në qytetin e tij ku po stërvitet individualisht, por ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë ekip. Ai u përfol se do të vazhdonte karrierën në Azi, pasi kishte disa interesime për të, por asgjë.

Në Shqipëri, opsioni më i mundshëm ishte ai i Tiranës, por sërish palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët.

Nga krahu tjetër, “Sport Ekspres” mëson një tjetër tentativë të shkodranit në merkaton e verës. Burime të ndryshme pranë mesfushorit bëjnë me dije se ai ka vendosur kontakte me Shkëndijën e Tetovës.

Ekipi shqiptar në Maqedoni ka nevojë për një mesfushor, pasi largimi i Ferat Hasanit i ka lënë zbuluar. Hasani mund të ishte zëvendësuesi ideal për “Bubën”.

Batha ishte para pak kohësh në kontakt me klubin e Shkëndijes, por nuk gjetën marrëveshjen. Këtë herë, është radha e Hasanit për të folur me kampionët e Maqedonisë./sport-ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments