Aurel Locaj eshte lezhjani qe po ben mire ne rolin e pergatitesit atletik te Erzenit, por njekohesisht edhe te kombetarja U19. Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, ai ka folur per shume gjera, duke u ndalur kryesisht edhe tek “derbi” i kryeqytetit, por edhe detaje te tjera.

– Aurel ju marr kete interviste para derbit pasi ju njoh qe te vogel dhe shpesh here me keni shprehur simpatine per ekipin e Tiranes. Cfare mendoni per kete derbi? Kush fiton sipas jush, ose kush do deshironit te fitoje?

Faleminderit per intervisten profesor. Une jam tifoz i Erzenit sepse punoj per Erzenin por e pranoj jam simpatizant i Tiranes. Sipas mendimit tim, me i favorizuar ne kete derbi eshte Partizani pasi ka ekipin e plote dhe njekohesisht vjen pas disa rezultateve pozitive rradhazi, ndersa Tirana vjen me mungesa te rendesishme siç jane Hasani, Behiratche dhe Hila dhe po ashtu vjen pas nje rezultati negativ e ndoshta ndikon ne anen psikologjike te ekipit. Gjithsesi Tirana mbetet Tirana, ka cilesi shume te mira individuale dhe besoj e uroj mos te ndjehet mungesa e lojtareve te siperpermendur.


– Erzeni, skuader me te cilen po punoni, eshte ndeshur 4 here me Partizanin dhe 3 here me Tiranen gjate ketij kampionati. Cila nga keto dy skuadra ju ka vene me ne veshtiresi apo cila mendon qe ka qene me e forte kunder jush?

Jane te dyja skuadrat absolotisht me te forta te kampionatit e jo me kot i shohim ne krye te tabeles dhe jane te dubluara ne çdo rol. Gjithsesi Partizani ushtron me shume presion gjate 90 minutave por le hapsira mbrapa. Ndersa Tirana eshte ekip shume i pjekur, ka shume durim dhe pret momentin e duhur per te goditur pa rrezikuar shume te ndeshkohet. Sipas mendimit tim jane shume te ndryshme ne menyren e lojes pamvarsisht rreshtimit taktik dhe kjo e ben akoma me interesant kete derbi.


– Me ke do donit ta ndiqnit kete derbi?

Fatkeqesisht eshte e pamundur diçka e tille. Babai im qe nuk jeton me, prej vitesh ka qene tifoz i Partizanit dhe me shpirt do doja ta shihja me te kete derbi. Ne familjen time kemi qene te gjithe kundershtare, pasi kam mamin tifoze te Vllaznise e vellain tifoz te Beslidhjes.

– Erzeni mbijeton apo jo?

Siç e kam thene shpeshhere qe ne fillim te sezonit qe objektivi kryesor i Erzenit eshte mbijetesa. Shpresojme shume dhe besojme shume qe do e arrijme objektivin. Fati jone me i madh eshte se gjithçka varet nga ne sot dhe s’kemi nevoje t’i bejme llogarite me kundershtaret tone. Te merkuren kemi ndeshjen me te rendesishme te kampionatit ku besoj qe do jete vendimtare per fatin e ekipit tone dhe kemi punuar gjithe javen per ta pergatitur ne menyren me te mire. Ishalla Zoti na ndihmon te dalim faqebardhe.

– E fundit, meqenese jeni pjestar i stafit teknik te kombetares U19, si e komentoni doreheqjen e trajnerit Cungu?

Realisht po e marr kete lajm nga ju pasi nuk kam asnje informacion per diçka te tille. Normalisht s’do me vinte mire per doreheqjen e tij pasi u familjarizuam me profesionalizmin e tij. Eshte nje trajner i madh dhe jam i bindur qe do kete suksese kudo qe te shkoje. Shqiperia ka nevoje per profesor Armandon. Ishalla ka nje arsye pozitive per te cilen eshte dorehequr, si per shembull Vllaznia.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ