Pasojat e COVID-19 po i përjeton shumë edhe futbolli, që është ndalur dhe humbjet në aspektin financiar janë të mëdha. Nëse nuk rinisin kampionatet, atëherë shumë klube do të viheshin në rrezik.

Në Itali po mendojnë të rikthehen dhe po mendohet për gjithçka. Më 27 prill planifikohet që lojtarët të kryejnë teste mjekësore dhe më pas të stërviten për katër javë.

Ishte menduar një skenar që ndeshjet të luheshin në zona ku virusi i ri nuk është përhapur shumë, por ky opsion duket se ka rënë poshtë dhe do të luhet në të gjithë Italinë.

ndeshjet e para mendohet të zhvillohen më 31 maj, sigurisht në varësi të situatës. Në Federatën Italiane të Futbollit ka edhe optimistë të tjerë, që mendojnë se gjërat do të bëhen më mirë dhe kampionati të rikthehet që me 24 maj.

Ajo që dallohet qartë është fakti që ky sezon duhet të mbarojë me çdo kusht. /abcnews/