Sot është festa e Pashkëve për të gjithë besimtarët e krishterë, katolikë dhe ungjillorë. Dhe në këtë ditë të veçantë urimet kanë qenë të shumta edhe nga futbollistët, por veçanërisht nga klubet.

Tirana dhe Vllaznia kanë qenë të parat që kanë uruar këtë festë, në këto ditë të vështira që po kalojmë prej virusit “Covid 19”. Nga fusha e blertë, klasikja e Shqipërisë tashmë ka kaluar në kanalet zyrtare.

“URIM
KF VLLAZNIA uron të gjithë besimtarët e krishterë, katolikë dhe ungjillorë:

Për shumë vjet Gëzuar Pashkët!, shkruhej në kanalin zyrtar të Vllaznisë.

Ndërsa në atë bardheblu urimi ishte: “Gëzuar Pashkët për gjithë besimtarët Katolikë”.