Pavarësisht polemikave, Botërori i Katarit po rezulton një sukses teksa numrat e shikueshmërisë po thyejnë rekorde nga ndeshja në ndeshje. Deri tani kemi pasur surpriza por edhe pretendentë kryesorë.

Gjermani e Belgjika janë surprizat më të mëdha ndërsa Brazili e Portugalia vazhdojnë të fitojnë. Një mungesë e madhe është Italia që nuk i bëri dot vend vetes në grupin me 32 skuadra.

Për këtë ka menduar vetë FIFA. Sipas The Guardian, insititucioni më i lartë i futbollit do të ndryshojë formatin e turneut në Kupën e Botës 2026.

Ideja e parë ishte shtimi i ekipeve në 48 skuadra gjithsej të ndara në 16 grupe, 3 për cdo grup por sëfundmi, një hipotezë e re flitet se do të krijohen 12 grupe me nga 4 skuadra.

Kujtojmë që Kupa e Botës 2026 do të mbahet në tre shtete, SHBA, Kanada dhe Meksikë dhe do të nisë më 8 qershor e do të mbarojë më 3 korrik.