Paris Saint Germain është ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e Joao Felix në merkaton e janarit dhe tashmë kanë kontaktuar me sulmuesin portugez 23-vjeçar nga Atletico Madrid përmes agjentit, Luis Campos.

Megjithatë, kontrata e Felix me Atleticon, e cila skadon në qershor 2026, ka një klauzolë lirimi, një shumë afër 100 milionë euro që parisienët do të duhet ta nxjerrin nga arkat e tyre nëse dëshirojnë ta shohin në “Parc de Princes”.

Megjithatë, ai vetë është i pakënaqur nga bashkëpunimi me Diego Simeone dhe thuhet se është në kërkim të ndryshimit të klubit.

Këtë vit, Felix ka bërë 18 paraqitje me Atletico Madrid, duke shënuar 4 gola dhe 3 asistime, ndërsa ka luajtur në të dyja ndeshjet e Portugalisë për Kupën e Botës, duke shënuar 1 gol kundër Ganës.