Trajneri i Vllaznise Neven Plantak mbremjen e djeshme ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel dhe perballe gazetarit Gasper Marku i eshte pergjigjur shume pyetjeve qe kane patur te bejne me karrieren e tij te meparshme, pershtypjen per Shkodren dhe Shqiperi, objektivat e skuadres per kete sezon por dhe per me tej. Ja disa nga pergjigjet e dhena gjate ketij emisioni nga trajneri i basketbollit te meshkujve te Vllaznise:
– Fitorja me Partizanin: Ka qenë një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, pasi Partizani është një ekip kualitativ. Kemi luftuar maksimalisht dhe në fund fituam. Megjithate kemi përsëri punë. Ky është vetëm një hap, por do të vijojmë të jemi më tej fitues. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, por kemi shumë punë për të bërë. Duhet të vazhdojmë kështu sic fituam ndaj Partizanit dhe me të njëjtin ritëm edhe në takimet e tjera.
– Grinta: Unë jam nga Zadari dhe ky është një qytet ku vazhdimisht në drekë dhe darkë ka basketboll. Kështu, për secilin nga ne është motoja që të luajmë për Zadarin dhe askënd tjetër. Kjo është një punë e vështirë por më pëlqen dhe mendoj se jap maksimumin nga vetja në cdo ndeshje.
– Tifozeria shkodrane: Kur kam parë ndeshjet në qytetet e tjera, them se Shkodra ka publikun më të mirë. Kjo përkrahje e publikut i jep një motiv më të madh të trajnerit për të bërë më te miren për skuadrën.
– Raportet me presidentin Xhaferi dhe stafin drejtues: Kemi raporte të mira. Është një marrëdhënie reciproke, korrekte dhe me mirëkuptim nga të dyja palët. Nuk kemi pasur dhe nuk besoj se do të kemi probleme me njëri-tjetrin.
– Sfidat e ardhshme: Goga është ekipi i parë në Superligë dhe ka lojtarë kualitativ. Do të japim cdo gjë nga vetja për t’ia dalë mbanë edhe ndaj kësaj skuadre. Mund të them se në këtë periudhë, kam besim se do të jemi me rezultate të mira.
– Diferencat me basketbollin kroat: Tre klubet tuaja të para mund të barazohen me tre klubet mesatare të Kroacisë. Ndërsa tek Adriatik Liga është një ndryshim më i madh. Kjo diferencë është se këtu në Shqipëri nuk punohet shumë me të rinjtë. Duke punuar me të rinjtë mund të merret një hov cilësorë. Kjo është ajo që kam parë unë deri tani.
– Akademia Vllaznia: Unë kam punuar në 5 shtete. Kam eksperiencë që punoj jashtë Kroacisë. Këtu kam gjetur një situatë të vështirë. Mendoj se rruga më e mirë do të ishte për formimin e akademisë së basketbollit. E kam biseduar edhe me presidentin. Në fillim të karrierës kam punuar shumë me fëmijët, tek shkolla më e mirë në Kroaci. Mendoj se këtë eksperiencë ta zbatoj edhe tek Vllaznia.
I kam premtuar presidentit që do e ndihmoj në formimin e akademisë Vllaznia. Për Akademinë është një ide e imja dhe është e mirë. Në fillim duhet punuar me fëmijët dhe pas 6 vitesh dalin rezultatet e para. 90% e ekipit të Vllaznisë duhet të marrin lojtarë nga kjo akademi.