Humbja e papritur me Drenicën në shtëpi 0-2 ka rënduar atmosferën në klubin e Llapit.
Pas përfundimit të takimit, i cili u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti”, media “Indeksonline” mëson se sekretari i klubit të Llapit Muhamet Rexhepi ka debatuar me dy lojtarët e skuadrës Mentor Zhdrellën dhe Labinot Osmanin duke i akuzuar se kanë shitur qëllimisht takimin me Drenicën.
Akuza e tillë ka nxehur dy futbollistët Zhdrella dhe Osmani, të cilët kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra me zyrtarin e klubit Rexhepi.
Llapi renditet në vendin e gjashtë me 37 pikë dhe ndodhet 9 pikë larg vendit të dytë që mban Drita, pozicion që çon në pjesëmarrje në Ligën e Europës.