Situata në stadiumin e Flamurtarit është acaruar pas përfundimit të takimit me Kukësin. “Supersport” raporton se disa tifozë të Flamurtarit janë revoltuar me gjykimin e ndeshjes dhe kane dashur të përplasen me teknikun e Kukësit Armando Cungu.
Një incident i shëmtuar ky i ndodhur pas ndeshjes Flamurtari-Kukësi. Disa tifozë të Flamurtarit kanë sulmuar trajnerin shkodran te Kukësit, Armando Cungu. Ende nuk dihet arsyeja pse ka ndodhur kjo gje, por nuk eshte aspak normale te ndodhe keshtu.
Ndër të tjera, administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi nuk lejoi trajnerin e Flamurtarit Ilir Daja dhe futbollistët të prononcoheshin pas takimit. Nga ana tjetër, ai është larguar për të qetësuar tifozët e Flamurtarit.
Megjithate, sherri i tifozeve me vlonjate me Cungun, e ka acaruar edhe me shume situaten ne kampin vlonjat, per me teper edhe pas pretendimeve te tifozeve por edhe pjestareve te skuadres per gjykim te njeanshem ndaj tyre.