Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPlas te Tirana, Nevil Dede braktis skuadrën para ndeshjes. Ja arsyeja e...

Plas te Tirana, Nevil Dede braktis skuadrën para ndeshjes. Ja arsyeja e largimit

Rrufe në qiell të hapur, Nevil Dede braktis Tiranën 15 minuta para startit të sfidës ndaj Laçit.

Menjëherë sapo u mësuan formacionet zyrtare, presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka pasur një takim kokë më kokë me trajnerin Dede, në zyrën e numrit 1 të bardhebluve.

Pas takimit, Dede ka vendosur të largohet. Mësohet se arsyeja e këtij largimi ka qenë aktivizimi i Kukës si titullar. Pas largimit të Dedes, Kuka është hequr nga formacioni, ndërkohë në vend të tij është futur Danso.

“Panorama Sport” ka siguruar edhe vidon kur trajneri i kampionëve në fuqi merr makinën nga parkingu edhe largohet. Një largim enigmatik, që pritet të zbardhet në ditët në vijim.

Nuk dihet nëse palët kanë shkëputur përfundimisht bashkëpunimin ditën e sotme, apo gjakrat do të ulen disi në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments