Vllaznia i ka lene pas ndodhite e krijuara pas ndeshjeve te fundit dhe eshte fokusuar maksimalisht tek ato qe vijne, duke filluar nga takimi i neserm per kupe ndaj Korabit.

Ndonese luhet ndaj nje skuadre inferiore dhe ndonese luhet ne Shkoder, ne kampin kuqeblu e kane vleresuar maksimalisht kete takim. Nje gje e tille eshte pare edhe ne deklaratat e zvendestrajnerit Elvis Plori ne konferencen e sotme per shtyp.

“Situata e krijuar pas ndeshjeve te fundit kuptohet qe na ka merzitur te gjitheve. Ne e prisnim qe do te kishim momente jo te mira, por nuk prisnim qe do ta zgjaste kaq shume. Kemi besim se do ia dalim te rikthehemi serish aty ku ishim ngaqe eshte i njejti grup lojtaresh, eshte i njejti staf teknik.

I kemi premtuar drejtuesve te klubit se do ta ndryshojme kete gjendje sepse kete e bazojme tek puna qe bejme çdo dite ne stervitje. Po vleresojme maksimalisht çdo kundershtar dhe kete gje po bejme edhe per Korabin. Vertete ai vjen nga kategoria e pare, por te mos harrojme se ka eliminuar Tiranen ne kupe.

Edhe ne Shkoder do te vijne me objektivat e veta, por edhe ne e kemi te qarte se çfare duhet te bejme. Nuk ka asnje shenje nenvleresimi per kete takim, perkundrazi do ta shohim si mundesi e daljes nga gjendja ku ndodhemi. Kualifikimi neser do te na ndihmonte per kete gje, e per te menduar pastaj disi me te qete per sfiden e kampionatit me Kastriotin.

Por per te fituar ndaj Korabit na duhet te rregullojme diçka ne sulm sepse ne keto ndeshjet e fundit na ka munguar njeriu e shtyn topin ne rrjete. Shpresoj qe neser te bejme zgjedhjen e duhur dhe te jemi ne gjysmefinale e cila me pas do te jete nje mundesi e mire per ta fituar edhe kete trofe sepse do te ishte diçka e bukur per Vllaznine dhe Shkodren”./SHKODRA-SPORT.COM/