Vllaznia ka nisur sot pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate ndaj Egnatias qe do te zhvillohet diten e shtune ne oren 13.45 ne stadiumin e Rrogozhines.

Skuadra nen drejtimin e trajnerit Elvis Plori ka vijuar me procesin stervitor, por ajo qe eshte vene re ka qene mungesa ne kete seance e disa prej lojtareve titullare.

Perveç Gurishtes, Jonuzit e Da Silves qe jane te demtuar prej disa kohesh, me probleme tashme eshte edhe sulmuesi Liridon Latifi.

Ky i fundit gjate ndeshjes me Tiranen ka ndjere disa shqetesime muskulare dhe nderkohe pas perfundimit te saj ka bere ekzaminimet e duhura. Si rrjedhoje mesohet se mjeket i kane rekomanduar nje jave pushim.

Kjo do te thote se golashenuesi me i mire i ekipit te Vllaznise nuk do te jete ne dispozicion te trajnerit Plori per ndeshjen e se shtunes ndaj Egnatias dhe kjo padyshim qe do te jete nje problem serioz per te, per ta zevendesuar./SHKODRA-SPORT.COM/