Në Porec të Kroacisë është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i Boksit për moshat deri në 22 vjeç. Kombëtarja shqiptare përfaqësohet nga dy sportistët e Vllaznisë. Senad Drini konkuron në peshën deri në 71 kilogramë, ndërsa Elsidita Selaj në kategorinë e femrave deri në peshën 75 kilogramë.

Boksieri kuqezi, Senad Drini ka qenë me fat, pasi kundërshtari i tij ka pësuar një lëndim dhe mjekët nuk e kanë lejuar të garojë. Sportisti zviceran e ka pasur të pamundur, me Drinin që ka hyrë në tetë më të mirët e këtij turneu për peshën e tij ende pa u ndeshur.

Në përballjen e radhës, Drini do ketë përballë kundërshtarin nga Ukraina, që është edhe kampion në peshën e tij. Nga ana tjetër, sportistja Selaj do ndeshet me kundërshtaren polake.

Keshtu shkruhet ne faqen e “Vllaznia boks” ne lidhje me kete pjesmarrje te dy sportisteve shkodrane ne kete eveniment te rendesishem te boksit europian:

“Ekipi Kombetar i Boksit me daten 11.03.2022 eshte nisur ne qytetin Porec ( Kroaci) per te marre pjese ne kampionatin Europian U-22.

Ekipi perfaqesues perbehet nga dy boksiere dhe dy trajner. Ne peshen 71 kg konkuron sportisti i Vllaznise Senad Drini ne kategorine meshkuj, dhe ne peshen 75 kg konkuron sportistja e Vllaznise Elsidita Selaj ne ketegorine femra. Trajner te ekipit tone kombetar jane Zef Gjoni dhe Jetmir Kuçi.

Boksieri i kombetares sone Senad Drini do tu ngjiste ne rring sot ne oren 14:30 kunder te perfaqesueses se Zvicres. Por sportisti Zviceran eshte demtuar ne vetull dje ne ndeshjen kunder perfaqesueses Gjermane. Si rrjedhoje mjeku i aktivitetit nuk e ka lejuar sportistin zviceran qe te ngjitet ne rring kunder sportistit tone Drini.

Me kete kalim turit sportisti i perfaqesueses tone eshte futur ne teteshen e boksiereve me te mire te Europes. Ne ndeshjen e rradhes boksieri Senad Drini do kete perball sportistin e perfaqesueses Ukrainese njekosisht kampion bote me te rriturit.

Ndersa sportistja Elsidita Selaj do te boksoje perballe perfaqesueses se Polonise diten e neserme me date 16.03.2022. I urojme suksese sportistave tone e shpresojme te kthehen me medalje”.