Vllaznia do të luajë ditën e enjte sfidën e javës së 32-të të Superligës ndaj Dinamos në transfertë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 16:45.
Skuadra shkodrane pas fitores me Skënderbeun do të kërkojë një tjetër 3 pikësh duke parë momentin e vështirë që po kalon Dinamo.
Trajneri Plori do të ketë zgjedhje luksi për këtë ndeshje pasi skuadra do të jetë më e plotë se kurrë. Ardit Krymi dhe Gjurgjevic rikthehen nga pezullimet, ndërsa Da Silva ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë gati për këtë ndeshje.
Trajneri Plori ka edhe dy ditë në dispozicion për të përzgjedhur formacionin, ndërsa në fushë pritet të zbresin 11 lojtarë më në formë dhe nuk do të ketë shumë ndryshime nga ndeshjet e kaluara./newsport/