Ne sfiden e fundit ndaj Egnatias te humbur 0-3, e gjithe skuadra e Vllaznise u vu nen akuze por sidomos reparti i mbrojtjes teksa ne opinion gjenden edhe fajtore. Por ish- trajneri i kesaj skuadre Elvis Plori nuk mendon se i gjithe problemi eshte tek Juriç apo ndonje lojtar tjeter i veçante.

Sipas tij, me kalimin e javeve gjerat do te vijne duke u permiresuar dhe skuadra do te shkoje aty ku duhet. Nje gje te tille tekniku aktual i ekipit Vllaznia U21 e ka bere gjate emisionit “Fair Play” ku ka qene i ftuar.

“Të them të drejtën java e parë me humbjen e Vllaznisë kundër Erzenit u duk si suprizë por nuk po na rezulton kështu sepse Erzeni po shfaqet shumë mirë dhe është skuadra e vetme deri tani që nuk ka pësuar akoma gol. Kjo skuadër mbrohet shumë mirë dhe unë mendoj se ndoshta për dy fazat e para, do të paraqitet shumë mirë, sepse pastaj me ndryshimet e bëra, nuk dihet si do të shkojnë gjërat.

Ajo skuadër që shënon në pjesën e parë, si ndaj Vllaznisë ashtu edhe ndaj Partizanit dhe arrin shumë mirë ta administrojë atë deri në fund dhe të dalë e fituar nga ndeshja. Kemi të bëjmë me një ansambël që po funksionon shumë mirë dhe mbase është merita e drejtuesve që e kanë ndërtuar këtë skuadër në një mënyrë të tillë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Erzeni nuk është se na vë në rrezik ne si Vllazni, por ato po bëjnë lojën e vet ndërsa ne duhet të përqendrohemi tek skuadra jonë dhe të jemi më cinikë sa i përket të gjitha veprimeve në fushë dhe të mos jemi pak të llastuar sepse disa veprime të tilla në fushë na çuan në situata të vështira.

Por duhet të pranojmë se shorti i Vllaznisë në këto javë të para nuk ka qenë shumë i favorshëm sepse në 4 javë ka luajtur 3 ndeshje jashtë dhe në këto rrethana nuk është se rezultatet janë të këqija, por për një skuadër që kërkon të dalë kampion, dy humbje të pësuara në katër ndeshje jane disi shumë.

Megjithatë mendoj se grupi është i mirë, nuk frikësohemi nga askush, mungesat janë ndier sepse Latifi e Hakaj janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Edhe mënyra si i pësuam golat ndaj Egnatias ka qenë një goditje psikologjike për skuadrën, por këto gjëra nuk na frikësojnë. Duhet të jemi më këmbë në tokë sepse ato djem dhe skuadra ka nevojë më shumë se kurrë në këto momente që të jemi të gjithë sëbashku.

Sa i takon mbrojtjes së Vllaznisë që është vënë nën akuzë në ndeshjet e fundit, mendoj se nuk është largimi i Adilit ai që ka sjellë problemet sepse tre të tjerët vazhdojnë të jenë në skuadër e pikërisht Hakaj, Bulatoviç e Gurishta. Unë mendoj se Juriç që ka ardhur këtë sezon, i ka të gjitha mundësitë për ta zëvendësuar ashtu si duhet Adilin.

Ndonëse në ndeshjen ndaj Egnatias ishte totalisht fajtor tek rasti i golit të tretë dhe po ashtu ka edhe probleme në ndërtimin e lojës nga poshtë, megjithatë vjen nga shkolla sllave dhe disa cilësi të futbollit i ka shumë të mira dhe nuk mendoj se do të jetë ai problemi i Vllaznisë, por përkundrazi do shndërrohet në një pikë të fortë të saj”- eshte shprehur Plori./SHKODRA-SPORT.COM/