Me dy paraqitjet e fundit, ate ndaj Kukesit dhe sidomos kete ndaj Tiranes, ne Shkoder eshte ringjallur besimi se Vllaznia eshte rikthyer ne shinat e duhura per te qene nje ekip pretendent per titullin kampion ne sezonin aktual.

Te ketij mendimi nuk jane vetem nje pjese e tifozeve, por edhe specialiste dhe trajnere te ndryshem. Njeri prej tyre eshte edhe Elvis Plori, ish- trajneri i Vllaznise i cili duke u ndalur tek ndeshja e fundit me bardheblute, shprehet optimist edhe per vazhdimesine.

“Vllaznia beri nje ndeshje shume te mire ndaj Tiranes dhe une i kam pergezuar te gjithe per ate paraqitje qe nga stafi dhe deri tek lojtaret. Nuk eshte problemi vetem se moren nje barazim 0-0 ne Tirane, por e rendesishme eshte qe skuadra transmetoi nje loje shume te mire.

Vllaznia zhvilloi nje loje burrerore, nje loje e cila kishte kualitet dhe te gjitha veprimet ishin te matura ne fushen e lojes dhe kjo eshte shume e rendesishme per ecurine e metejshme te saj”- eshte shprehur Plori.

Futbolli shqiptar tashme do te jete ne nje pauze njemujore per shkak te Boterorit te Katarit dhe ai do te rikthehet me finalen e Superkupes ne mes Tiranes dhe Vllaznise. I pyetur se si e parashikon kete perballje, Elvis Plori pergjigjet shkurt: “Sigurisht qe do te fitoje Vllaznia”./SHKODRA-SPORT.COM/