Trajneri i Vllaznise Elvis Plori eshte pare te jete teper i lumtur pas fitores 3-0 dhe kualifikimit ndaj ekipit Shiroki Brijeg. Nje arsye me shume per te festuar e gezuar ka qene fakti se ekipin e ka drejtuar ai nga pankine ne kete ndeshje, ne mungese te Brdariç te pezulluar.
Duke folur me gazetarin Pirro Ruvina ne emisionin sportiv te kanalit te dyte te Radio Tiranes, Plori eshte shprehur ne kete menyre per ndeshjen e fundit:
“Ka qene nje ndeshje me shume emocione. Treguam se mund te fitojme ndaj çdolloj kundershtari, edhe kur shanset nuk ishin ne favorin tone. Nje rol te madh ne kete kualifikim padyshim qe kane tifozet tane te mrekullueshem.
Disa gjeste qe ndodhen gjate ndeshjes, vertete nuk jane te hijshme, por ndodhin. Une kam patur nje komunikim me delegatin gjate ndeshjes dhe i kam kerkuar te toleronte diçka sepse keto tifoze kishin gati dy vjet qe lejohej te ishin ne stadium dhe po ashtu, kishin 10 vjet qe nuk e shihnin veten duke pare nje ndeshje te Kupave te Europes. Megjithate e rendesishme eshte qe ne fund te gjithe gezuam”.
I pyetur nderkohe per vazhdimesine, ai u shpreh: “AEL Limasol kuptohet qe eshte nje kundershtar shume me i forte por ne do te mundohemi te bejme lojen tone dhe pse jo, te mos bejme ndonje tjeter surprize”./SHKODRA-SPORT.COM/