Superliga shqiptare mbylli sot javën e katërt. Tanimë skuadrat janë me mendjen në javën pasardhëse, e cila do luhet në tre ditë dhe në orare të ndryshme.

Gjithçka nis të premten, teksa në 16 shtator në “Selman Stërmasi” Tirana luan me Teutën.

Të shtunë, Bylis pret Egnatian në 15:00 ndërsa Erzeni dhe Laçi luajnë në 17:45 në “Niko Dovana”. E diela që vjen rezervon sfidën mes Kukësit dhe Partizanit në 15:00, ndërsa në 17:45 Vllaznia pret Kastriotin.

Për Tiranën dhe Partizanin nxehmja para derbit që luhet në javën e gjashtë.

E premte, 16 shtator

16:00 Tirana – Teuta

E shtunë, 17 shtator

15:00 Bylis – Egnatia

17:45 Erzeni – Laçi

E diel, 18 shtator

15:00 Kukësi – Partizani

17:45 Vllaznia – Kastrioti