HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREPlotësohet Vllaznia, firmosin të tjerë lojtarë titullarë

Plotësohet Vllaznia, firmosin të tjerë lojtarë titullarë

Gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi i firmosjes së kontratave të reja apo dhe rinovimit të kontratave me futbollistët aktualë të Vllaznisë.

Kështu, paradreke në zyrat e klubit kanë hedhur firmë njëri pas tjetrit portieri Alen Sherri dhe mesfushorët Ardit Krymi e Alsid Tafili.

Po ashtu, të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ergi Borshi, Zabit Mehmedaj e Sahmet Lushaj.

Ky proces do të vijojë edhe sonte në darkë me firmosjen e kontratave nga pjesa e mbetur e futbollistëve që janë përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë pjesë e ekipit në sezonin e ri.

Vllaznia do te luaje diten e shtune ndeshjen e pare te kampionatit dhe per trajnerin Lika tashme nuk ka me dilema per ndertimin e formacionit.

Te gjithe titullaret qe ka patur ne stervitje kane firmosur ose jane ne proces firmosje te kontratave dhe gjithçka do te jete gati per kete sfide.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments