Vedat Muriqi është kthyer në një njeri kyç në skuadrën e Majorkës, i cili në 16 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste, duke e ndihmuar ekipin spanjoll në garën për mbijetesë.

Duket se performanca e sulmuesit ka bërë që Lacio të ndryshojë mendim dhe ta rikthejë sërish atë në ekip për sezonin e ardhshëm.

Në Itali e bëjnë të sigurt këtë fakt, por më parë Muriqi do të mbyllë sezonin me Majrokën, e cila ka dhe një ndeshje në fund për të vulosur fatin e saj.