Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPo kalon një formë të shkëlqyer, Shkëndija merr një ofertë 150 mijë...

Po kalon një formë të shkëlqyer, Shkëndija merr një ofertë 150 mijë euroshe për Erald Çinarin

Erald Çinari u transferua në merkaton e verës së shkuar te Shkëndija e Tetovës dhe siç duket qëlloi në shenjë. Sulmuesi anësor i kuqezinjve shkëlqeu duke u shndërruar në protagonistin kryesor të skuadrës.

Performanca e mirë ka rënë edhe në sytë e të huajve që janë gati të hapin thesin për shërbimet e tij. Sipas Newsport.al se nga Ukraina ka ardhur një ofertë konkrete në drejtim të klubit të Shkëndijës.

Bëhet fjalë për shifrën e 150 mijë eurove. Por, drejtuesit kuqezi janë treguar të prerë duke lënë të nënkuptohet se nuk janë të kënaqur me atë shifër.

Sakaq dëshira e lojtarit është të provojë një kampionat më të fortë, pasi realisht ka arritur të gjejë formën pas kthimit nga Turqia. Ai u aktivizua me kuqezinjtë në 14 ndeshje duke mundur të realizojë plot 8 gola dhe 5 asiste me fanelën e Shkëndijës së Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments