Çiklisti i Vllaznise Flavio Venomi ka perseritur suksesin e vitit te kaluar dhe eshte shpallur edhe kete here kampion i Shqiperise per te rinj ne garen e kronometrit individual. Shkodrani i rritur ne Itali, ka treguar vlerat e tij duke dominuar mbi kundershtaret e tjere dhe ka arritur kohen me te shpejte nga te gjithe, e cila e ka vendosur ate ne vendin e pare ne podium.
Shume mire eshte paraqitur edhe çiklisti tjeter i Vllaznise Arglenio Sulaj qe eshte renditur i dyti ne garen e kronometrit individual dhe si rrjedhoje eshte shpallur nenkampion i Shqiperise. Ndersa Bekim Tafili, pavaresisht problemeve qe ka patur me biçikleten e tij ka arritur te renditet i treti me kadetet duke u ngjitur edhe ai ne podiumin e gares se shpejtesise.
Nderkohe ne garen e te rriturve, nje figure shume te mire ka bere 19 vjeçari i talentuar Mateo Balaj i cili eshte renditur i katerti pas emrave te shquar te ketij sporti si Ylber Sefa, Olsian Veliaj apo dhe danezit me pasaporte shqiptare Lukas Sulaj Kltenburg. Ne vend te peste sakaq eshte renditur nje tjeter çiklist i Vllaznise Marçelo Kola.
Nje dite me pas eshte zhvilluar gara e rezistences e vlefshme per Kampionatin Kombetar te ketij viti teksa serish edhe ne te kane spikatur çiklistet e Vllaznise. Tre prej tyre kane qene pjese e nje grupi qe eshte shkeputur drejt finishit sebashku me dy te tjere te Tiranes. Dhe kur mendohej qe ata te ishin fitues, ne fakt ka ndodhur diçka e pashpjegueshme dhe si rrjedhoje shume gjera kane ndryshuar.
Si rrjedhoje, ne kategorine e junioreve, Flavio Venomi nuk arriti dot te shpallej kampion, por kete here u mjaftua me vendin e dyte nderkohe qe Arglenio Sulaj u rendit i treti ne garen e rezisteces, duke qene serish ne podium per kete kategori.
Tek kadetet, Bekim Tafili eshte renditur i katerti, ndersa tek te rriturit serish eshte penalizuar Mateo Balaj te cilit ia humben podiumin dhe ai eshte renditur i katerti, ndersa Marçelo Kola u rendit i gjashte.
Ne kete menyre eshte mbyllur edhe gara me e rendesishme e vitit dhe paraqitja e çiklisteve te Vllaznise ka qene vertete shume e mire. Trajneri Leonat Kola eshte i kenaqur me gjithçka ka ndodhur pavaresisht veshtiresive qe po kalon ky ekip. E rendesishme per te ka qene pjesmarrja e Vllaznise me ekip te plote, me 6 çikliste e pikerisht: Marçelo Kola, Flavio Bleta, Mateo Balaj, Flavio Venomi, Arglenio Sulaj dhe Bekim Tafili./SHKODRA-SPORT.COM/