Kristian Shpendi është shndërruar në një përbindësh golash te skuadra e Çezenës në Serinë C italiane. Talenti shqiptar nuk ka të ndalur, teksa mbrëmjen e sotme tundi për herë të 16-të rrjetën në 23 ndeshje.

20-vjeçari me origjinë nga Puka është padyshim lideri i skuadrës bardhezi në këtë sezon, që po kryeson me një diferencë të konsiderueshme nga ndjekësit e Torres, plot 12 pikë larg kundërshtarit.

Kristiani po iu le “targën” edhe ndjekësve të tij në renditjen e golashënuesve, ku kryeson me 2 gola diferencë nga Morra i Riminit.