Një gjest heroik nga Vildan Kacubela, lojtari dhe kapiteni i ekipit te Murlanit që sezonin tjetër do të militojë në Kategorinë e Dytë.

Ditën e sotme, dy të rinj ishin duke u larë në Liqenin e Shkodres, pikerisht ne Zogaj dhe teksa kanë tentuar të ktheheshin në breg kanë ndjerë lodhje fizike duke patur të pamundur të rikthehen.

Dy të rinjtë teksa po mbyteshin kanë kërkuar ndihmë dhe “TV1 Channel-Shkodër” bën me dije se në ato momente kapiteni i Murlanit ka dëgjuar thirrjen e tyre dhe ka shkuar menjëherë me një varkë dhe i ka ndihmuar për t’I nxjerr në breg.

Falë ndërhyrje se Vildan Kacubela dy djemtë e rinj kanë shpëtuar për mrekulli duke mos patur pasoja. Një gjest heroik dhe për t’u vlerësuar nga futbollisti i Murlanit./newsport/