Qe prej javes se kaluar, ekipi kombetar i meshkujve te basketbollit eshte grumbulluar pikerisht per dy ndeshjet kualifikuese te Kupes se Botes, ato qe do te zhvilloje me 20 shkurt ndaj Portugalise dhe me 23 shkurt ndaj Qipros.

Ne rradhet e kombetares sone qe drejtohet nga trajneri shkodran Afrim Bilali, jane te grumbulluar edhe dy basketbollistet e Vllaznise, Robert Shestani dhe Herion Faslija.

Ata konsiderohen elemente te rendesishem te kombetares kuqezi dhe pritet te japin kontributin e tyre per te ne keto dy ndeshje.

Kujtojme qe Shestani dhe Faslija jane edhe dy pika te forta te ekipit te Vllaznise, ku ndonese kane ardhur disa lojtare te huaj serish pesha e tyre ndihet.
www.shkodrasport.com