Dy medalje ari dhe një bronzi për atletikën shqiptare në Kampionatin Ballkanik. Event që u zhvillua në Stamboll të Turqisë. Atletja Luiza Gega triumfoi në disiplinën e saj të preferuar, 3000 metra me pengesa, duke dhënë kohën 8’ 55” 45 dhe duke marrë medaljen e artë. Kjo është hera e shtatë në karrierë që Luiza Gega shpallet kampione e Ballkanit.

E ftuar në studion e “ABC News”, atletja Luiza Gega ndërsa tregonte me pasion dëshirën që ka për atletetikën u shpreh se shumë njerëz nuk e kuptojnë pasionin e saj për atletikën. Edhe pse nuk ka një staf që të kujdeset për atleten, Gega tha se Taulant Stërmasi tashmë trajner prej 12 vitesh ka qenë mbështetje shumë e madhe për të.

Më tej ajo u shpreh se janë dy kampe ku europianët mund të shkojnë dhe ka një kosto pothuajse si në europë. “Eshtë e dodmosdoshme për arrijen e objektivave. Ka një kosto më të lartë se sa bursa që marr. Garat në salla të mbyllura kanë një dallim nga ato me salla të hapura.

Për të arritur rezultate në garën 3000 metra me pengesa kam qenë e fokusuar prej disa vitesh. U nominova si atlete e muajit. Ideja e nominimit është një vlerësim shumë i madh, por kjo vjen edhe falë rezluatatit”, u shpreh Gega.

E nënta në botë në garën me 3000 mijë metra me pengesa. Si ndihesh?

Gega: E di se çfarë do të thotë të jesh aty. Ka shumë klube që investojnë për sportistët. Ka një ekip shumë të madh, ndërsa Luiza ka vetëm Taulantin që i bën të gjitha. Pasioni është ai që më mban edhe pse pak njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë atletikë. Po të krahasohemi me sportet e tjera kemi një rivalitet shumë të madh. Kampionati Ballkanik nuk shpërblen, shpërblimet duhet ti japë vendi yt.

Këtu shkon për pasion?

Gega: Shkoj sepse është edhe më afër. Është bërë e përvitshme tashmë.

“Viti Olimpik 2020, është më i rëndësishëm. Në eliminatore u ndjeva shumë keq edhe pse dhashë maksimumin tim. Kisha nevojë për masazh dhe nuk kishte kush ta bënte. Kontaktova një fizioterapist turk i cili më ndihmoi. Të gjithë luftojmë për të bërë më të mirën edhe unë luftoj të bëj më të mirën edhe pse asnjëherë nuk i dihet”, tha ndër të tjera Luiza Gega./abcnew/