Vllaznia do ta luaje ndeshjen e rradhes per kampionat pikerisht te shtunen ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” teksa do te prese aty ekipin e Luftetarit te Gjirokastres.

Nje sfide kjo mjaft e rendesishme per ecurine e metejshme te kuqebluve dhe per rrjedhoje ata po e vleresojne maksimalisht kete sfide te kesaj fundjave.

Nga sa behet e ditur, per kete takim, stafi teknik i skuadres shkodrane nuk do te kete ne dispozicion nje nga lojtaret me te rendesishem te formacionit, pikerisht qendermbrojtesin Renato Malota.

Ne ndeshjen ndaj Teutes ai eshte ndeshkuar me kartonin e katert te verdhe dhe per rrjedhoje do te jete i skualifikuar per takimin e rradhes.

Por nga ana tjeter, rikthehet nga skualifikimi mesfushori Shtubina i cili nuk luajti ne Durres. Per Vllaznine ne fakt nuk ka asnje dileme sa i takon objektivit te kesaj ndeshje te cilen duhet ta fitojne patjeter.
www.shkodrasport.com