Ada ka bere dy ndeshje shume te mira ne javet e kaluara megjithate nuk ka arritur dot te marre pike teksa eshte mundur 3-1 nga Partizani B ne minutat e fundit te ndeshjes se luajtur ne Tirane dhe po ashtu 3-2 nga Sopoti ne Librazhd.

Nderkohe velipojaket tashme i kane lene pas keto dy takime dhe kane nisur te mendojne per sfiden e se shtunes qe skuadra e tyre do te zhvilloje ne fushen sportive “Adriatik” perballe ekipit te Klosit.

Ne prag te kesaj ndeshjes, trajneri Vahedin Pepaj ka dhene nje prononcim per faqen zyrtare te klubit ku deklaron: “Grupi po mobilizohet në maksimum përpara kësaj sfide mjaft të vështirë, e cila është ndoshta edhe më e vështira e zhvilluar deri në këto momente në shtëpi.

Për ne është e qartë se çfarë duhet të bëjmë, e motivimi për t’u rikthyer te fitorja është maksimal te te gjithë grupi. Sigurisht për të triumfuar, këtë herë do na duhet edhe ndihma e tifozeris tonë. Ndaj i ftoj që të jenë të shumtë në mbeshtetje te ekipit. Së bashku mund t’ia dalim”.

Sfida do te luhet diten e shtune ne oren 14.00 ne Velipoje dhe pritet me interes megjithate duhet pare edhe reagimi i skuadres ne fushe. Nese ajo luan po aq mire sa ne dy takimet e fundit, me siguri qe nuk do te dale pa fitore nga kjo perballje.