HomeKRYESOREPo shkëlqen në Bundesliga, futbollisti shkodran kap vlerë rekord në merkato

Po shkëlqen në Bundesliga, futbollisti shkodran kap vlerë rekord në merkato

Nga Endri ÇINARI

Është folur shumë për të në periudhën e fundit, ku ka zënë faqet kryesore të gazetave apo edhe portaleve sportive. Fjala është për Brajan Gruden, që para pak javësh gjeti edhe golin e tij të parë si profesionist në Bundesliga. Futbollisti i Mainz po cilësohet si një nga lojtarët më premtues.

Dhe kjo jo vetëm në Gjermani, ku ai është lindur dhe rritur, por në mbarë Europën. Vetëm 19-vjeç dhe e ardhmja duket shumë e ndritur për shkodranin. Pasi duhet kujtuar se Brajani është pjesë e familjes së famshme të futbollit, Gruda. Që kanë qenë një dinasti më vetë në top këmbën e Shqipërisë.

Për t’u rikthyer tek mëngjërashi ai luan si sulmues i krahut të djathtë. Por e kemi parë të aktivizohet edhe si sulmues i parë apo edhe si fantazistt. Role që i ka mbuluar në mënyrë shumë të suksesshme, duke bërë që edhe kombëtarja gjermane të këmbëngulë për të. Pasi tashmë edhe pse vetëm 19-vjeç, Gruda është pjesë e kombëtares u-21 të Gjermanisë.

Vlerat e tij së fundmi i tregon edhe rrjeti i njohur i Transfermarkt. Tashmë në tregun e futbollistëve, Gruda kap shifrën e 5 milionë eurove. Një vlerë goxha e konsiderueshme duke parë moshën e re të sulmuesit dhe patjetër nëse vijon me paraqitje të tilla, shifra e kartonit do jetë e shumë fishuar në të ardhmen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments