Trajneri i PSG Mauricio Pochettino, është bërë me “dhimbje koke” gjatë seancës së sotme stërvitore, ku ylli i skuadrës është dëmtuar dhe në këtë mënyrë rrezikon edhe duelin në Champions League.

Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, i cili sipas “L’Equipe” ka marrë një dëmtim gjatë seancës stërvitore, ndërsa vë në rrezik edhe aktivizimin e tij kundër Real Madrid në Champions League.

Mbappe nuk e mbylli dot seancën stërvitore, por gjithsesi sipas burimit në fjalë për momentin raportohet se sulmuesi francez nuk ka frakturë.

Stafi mjekësor do të bëjë kontrollet e duhura dhe do të vendosë nëse sulmuesi do të jetë apo jo nën urdhrat e trajnerit Pochettino.