HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEPortieri 19 vjeçar shkodran lë Vllazninë dhe bashkohet me Luftëtarin

Portieri 19 vjeçar shkodran lë Vllazninë dhe bashkohet me Luftëtarin

Portieri 19 vjeçar shkodran Lensi Çaku ka lene Vllaznine U21 dhe nga sot eshte zyrtarisht pjese e AF Luftetari. Ai prej disa ditesh ka qene ne Gjirokaster duke kaluar nje test prove tek kjo skuader dhe gjithçka ka shkuar ashtu si duhet.

Me aftesite e tij Çaku ka bindur trajnerin Kristidhi dhe stafin e tij te cilet kane dhene aprovimin per ta patur pjese te skuadres per vazhdimin e sezonit.

Ne keto rrethana, ai ka terhequr edhe dokumentacionin e duhur nga klubi shkodran dhe mund te konsiderohet zyrtarisht pjese e Luftetarit te Gjirokastres.

I datelindjes 24 korrik 2002, ky portier ka qene pjese e Akademise Vllaznia dhe jo vetem, nderkohe qe kete sezon eshte bashkuar me ekipin U21. Megjithate nga sot ka nisur nje aventure te re me AF Luftetari ne kategorine e dyte ku do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments