Portieri 19 vjeçar shkodran Lensi Çaku ka lene Vllaznine U21 dhe nga sot eshte zyrtarisht pjese e AF Luftetari. Ai prej disa ditesh ka qene ne Gjirokaster duke kaluar nje test prove tek kjo skuader dhe gjithçka ka shkuar ashtu si duhet.

Me aftesite e tij Çaku ka bindur trajnerin Kristidhi dhe stafin e tij te cilet kane dhene aprovimin per ta patur pjese te skuadres per vazhdimin e sezonit.

Ne keto rrethana, ai ka terhequr edhe dokumentacionin e duhur nga klubi shkodran dhe mund te konsiderohet zyrtarisht pjese e Luftetarit te Gjirokastres.

I datelindjes 24 korrik 2002, ky portier ka qene pjese e Akademise Vllaznia dhe jo vetem, nderkohe qe kete sezon eshte bashkuar me ekipin U21. Megjithate nga sot ka nisur nje aventure te re me AF Luftetari ne kategorine e dyte ku do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira./SHKODRA-SPORT.COM/