Tek Vllaznia nuk u bindën për vlerat e tij plotësisht dhe për këtë arsye, portieri Jasmin Agoviç ka vendosur të rikthehet në vendin e tij, në Mal të Zi, për të vazhduar karrierën. 26 vjeçari mësohet se ka firmosur me ekipin Rudar Plevle ku shpreson që të jetë titullar i padiskutueshëm për të treguar vlerat e tij ashtu si duhet.

Në Shkodër në fakt e nisi mirë sezonin e kaluar dhe u aktivizua në formacionin bazë për 22 ndeshje por disa gabime të bëra në takimet e fundit, bënë që stafi teknik të mos i besonte më atij por t’i krijonte hapësira Selimajt. Një zgjedhje normale përderisa trajnerët dolën në vendimin se Agoviç nuk do ishte pjesë e Vllaznisë edhe në sezonin e ri. Portieri malazez nuk vonoi të gjente ekipin e ri dhe tashmë do të luajë për Rudar.
© shkodrasport.com