Monday, February 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPortieri shkodran Gabriel Guri rikthehet titullar me Sassuolon dhe mban portën e...

Portieri shkodran Gabriel Guri rikthehet titullar me Sassuolon dhe mban portën e paprekur ndaj Parmës

Shkruar nga Gjergj KOLA

Portieri shkodran Gabriel Guri është rikthyer të luajë sërish si titullar me ekipin e të rinjve të Sassuolos. Pas dy ndeshjesh mungesë, një për shkak të një kartoni të kuq dhe një tjetër si zgjedhje e stafit teknik, këtë javë është zgjedhur për të veshur sërish fanellën me numrin 1.

Dhe për më tepër në një ndeshje shumë të fortë si ajo në transfertë ndaj Parmës pretendente që mban vendin e dytë në renditjen e kampionatit “Primavera” në Itali. Duhet thënë se Guri e ka justifikuar plotësisht besimin e stafit teknik dhe si rrjedhojë ka bërë disa pritje shumë të bukura.

Me to, portieri shkodran e ka mbajtur të paprekur portën e Sassuolo U20 dhe si rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur me shifrat e barabarta 0-0. Pas përfundimit të ndeshjes, Guri ka marrë edhe përgëzimet e trajnerit dhe shokëve të skuadrës.

Kujtojmë që ky është sezoni i parë i këtij portieri nga Velipoja me fanellën e Sassuolo dhe deri tani po e justifikon me paraqitjet e tij, ndonëse ka një konkurrencë të fortë me portierin tjetër- Nyorko.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments