Portieri shkodran Sinan Dani do te rikthehet serish ne Burrel. Ai eshte prezantuar diten e djeshme nga drejtuesit e ketij klubi si nje prej tete blerjeve te kesaj merkatoje vere.
Bashke me te jane prezantuar edhe tete futbolliste te tjere, kryesisht te huaj, te cilet do te vihen ne dispozicion te trajnerit Dorian Bubeqi qe eshte rikthyer serish ne krye te kesaj skuadre edhe per sezonin e ri.
Sinan Dani ka qene vite me pare pjese e Akademise Vllaznia e me pas kaloi tek Shenkolli ku luajti per dy sezone. Karriera e tij do te vijonte tek Dinamo, ndersa per gjashte muaj sezonin e kaluar ka qene i huazuar tek Burreli, para se te kthehej serish te Dinamo per gjysmen e dyte te sezonit.
Por me ngjitjen e kesaj skuadre ne Superlige, drejtuesit kane bere shume perforcime, duke perfshire edhe porten dhe si rrjedhoje, per Danin hapesirat kane qene gjithnje e me te vogla. Per kete arsye, ai ka vendosur qe te rikthehet serish tek Burreli.
Tek skuadra e kategorise se pare padyshim qe portieri i cili muajin e ardhshem mbush 20 vjeç do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira, vlera qe i ka shfaqur edhe ne ekipet e tjera ku ka luajtur me pare./SHKODRA-SPORT.COM/