Reali i Madridit do të debutojë mbrëmjen e sotme në kampionatin spanjoll për sezonin 2021-2022 dhe ka besim që do ta bëjë me fitore. Historiku ka treguar se skuadra madrilene nuk humbet në një debutim në kampionat që prej vitit 2008 kur u mund nga Deportivo La Korunja.

Në 12 debutimet pas këtij viti, bilanci është 8 fitore dhe 4 barazime. Që nga 31 gushti i vitit 2008, Reali nuk humbet në kampionat. Në atë datë u mposht 2-1 ndaj Deportivo, skuadër e cila tani po përjeton momentet më të vështira të historisë. Golat e Migel Angel Mista dhe Albert Lopo nxorën të pavlefshëm golin e Van Nisterloit.

Reali në atë kohë drejtohej nga Bernd Shuster. Nga ajo ndeshje ka mbetur vetëm një lojtar dhe bëhet fjalë për Marselon. Reali luante me Kasijas, Ramos, Pepe, Heinze, Marselo, Diarra, Guti, Roben, Raul, Higuain dhe Van Nisterloi.

Pas asaj ndeshjeje, Reali ka fituar 8 të tjerat në kampionat, pikërisht kundër Deportivos (2 herë), Zaragozës, Betisit, Kordobës, Sociedadit, Getafes dhe Selta Vigos. Katër ndeshje të tjera kanë enë barazime, Majorka, Valencia, Sporting Gijon dhe Sociedad.