Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPortieri Vujadinoviç "heroi" i Vllaznisë në barazimin e sotëm

Portieri Vujadinoviç “heroi” i Vllaznisë në barazimin e sotëm

Nëse Vllaznia ia doli të merrte një pikë sonte ndaj Flamurtarit, përveç sulmuesit Rexha që shënoi dy gola, të fundit pikërisht në minutën e 95-të, meritën më të madhe natyrisht që e ka portieri Miroslav Vujadinoviç. Ai ka qenë “heroi” i Vllaznisë në këtë takim. Ka neutralizuar disa gola të sigurtë duke lënë në lojë skuadrën e tij. Kronika e lojës e vërteton këtë. Në minutën e parë Memelli gjuan nga jashtë zone dhe portieri malazez pret në pozicion.

Në minutën e 5-të është Bratiç që godet fort dhe Vujadinoviç e grushton topin. Në minutën e 29-të Memelli gjuan fort me të majtën dhe portieri i Vllaznisë e grushton topin në korne. Në minutën e 30-të të njëjtin fat ka edhe Lena që nuk arrin ta kalojë atë me gjuajtjen e tij. Në minutën e 89-të Muzaka nxjerr krejtësisht të zbuluar para porte Lenën por vetëm ndërhyrja e Vujadinoviç shpëton Vllazninë nga pësimi i golit të katërt që do ta kishte mbyllur ndeshjen. Në këtë mënyrë, tifozët kuqeblu e kanë bërë vlerësimin për lojtarin më të mirë të ndeshjes, ndërkohë që trajneri dhe pjestarë të tjerë të stafit kanë harruar ta thonë këtë gjë.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments