Portugalia ka hyrë në histori duke fituar Ligën e Kombeve dhe duke ui bërë kështu skuadra e parë që e fiton këtë kompeticion risi në Europë.

Luzitanët kanë arritur të mundin me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Holandës, në një ndeshje ku vendimtar ka qenë një supergol i shënuar nga Guedes në minutën e 62.

Sakaq, në pjesën e mbetur të lojës të dyja skuadrat kanë pasur raste ideale për të shënuar gola të tjerë, por herë portierët e herë fati janë bërë faktorë që ndeshja të mbyllet me rezultatin 1-0.

Të besuarit e Santosit kanë qenë më dominues se tulipanët duke tentuar disa herë portën e Silesen që ishte në formë mjaft të mirë.

Në këtë mënyrë, Portugalia bëhet fituesja e parë e Ligës së Kombeve, ku kujtojmë që në gjysmëfinale eliminoi Zvicrën. Nga ana tjetër, Holanda arriti të eliminonte Anglinë. /VipSport/