Prej shume vitesh mbetet nje nga kandidaturat me serioze per ngjitjen ne Superlige, por asnjehere nuk ia ka dale. Ka pare te festoje Korabin, Kastriotin e sivjet Vllaznine, megjithate per vete eshte ngushelluar me vendet e dyta.

E kemi fjalen per ekipin e Beselidhjes i cili duket se per sezonin e ardhshem do te kete pretendime madhore me ne fund. Drejtuesit e klubit lezhjan jane te vendosur qe te tentojne fort per ngjitjen ne Superlige.

Dhe per ta bere kete gje, ata po tentojne te marrin nje trajner i cili “ia di çelesin” nje suksesi te tille. Behet fjale per trajnerin shkodran Samuel Nikaj i cili ne tre kampionatet e fundit ka arritur nje sukses te jashtezakonshem duke i ngjitur ato te treja ne Superlige.

Behet fjale per Flamurtarin e Prishtines, Kastriotin e Krujes dhe Vushtrrine e Kosoves. Nese do t’ia arrinte edhe me Beselidhjen, padyshim qe do te ishte fantastike.

Megjithate ende nuk ka asgje te konfirmuar per marrjen e Nikajt. Ai eshte ende ne dileme per te qendruar edhe nje sezon tjeter ne krye te Vushtrrise e Kosoves apo per te marre drejtimin e nje skuadre tjeter.

Nuk perjashtohet mundesia qe te marre drejtimin e Kosoves por per ta mesuar kete gje, duhet te presim edhe disa dite. E rendesishme eshte qe tashme per te, eshte krijuar ajo pershtypja e “trajnerit fitues” dhe prandaj kjo eshte shume domethenese per te.
www.shkodrasport.com