Barcelona “poshtëroi” Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultatin e thellë 4-0, në “El Clasicon” që foli në favor të katalanasve.

Blaugranat dominuan këtë përballje në të gjitha aspektet, madje Xavi ka rikthyer edhe “Tiki-Takan” e famshme te skuadra e tij.

Edhe vete tekniku spanjoll ishte i befasuar me djemtë e tij të ciliët zhvilluan një nga ndeshjet më të mira të gjithë sezonin edhe pse Barça të enjten kishte luajtur në Europa League, por në “El Clasico” të gjithë ishin të motivuar për të treguar se Barcelona e vjetër është rikthyer.

“Ishte një mbrëmje e këndshme për tifozët e Barcelonës. Nuk e prisnim të ishim kaq superiorë në stadiumin e tyre, por mund të kishim shënuar më shumë gola. Reali kishte një javë pushim, ndërsa ne u kthyem nga Turqia të premten.

Kemi luajtur një ndeshje spektakolare, jam shumë i kënaqur. Dominuam Realin në çdo aspekt, ishim dukshëm superiorë: në lojë dhe rezultat. Kënaqësi e madhe, largohemi të buzëqeshur.

Ne duhet të ecim përpara me gjithë përulësinë e botës… Le të festojmë duke pritur me padurim Sevillan dhe Europa League”, deklaroi trajneri 42-vjeçar, i cili po arrin të krijojë diçka magjike te Barcelona në një kohë të shkurtër.