Egnatia-Vllaznia u gjykua nga një treshe e përzier, me kryesor Klodian Shahinin të kolegjiumit të kryeqytetit. Takimi pati dy raste për moviolë, ku goli i parë i Egnatias, ndonëse u kontrollua për pesë minuta në VAR, sërish nuk u mor një vendim i argumentuar.

Më shumë ishte pozicion i parregullt dhe mund të mos akordohej goli i parë i Pedros. Ndërsa i kuqi për Heriç të Vllaznisë ishte më se i saktë.

31’ Pedro Augusto kalon Egnatian në avantazh, por që goli të quhej i vlefshëm u shpenzuan pesë minuta kohë për t’u kontrolluar në VAR.

Ndonëse u mor gjithë ajo kohë dhe u vendos për gol, gjyqtarët mund të kenë gabuar në këtë rast, bazuar nga pamjet e servirura, Pedro ka shënuar nga pozicion jashtë loje. Thuhet kështu, pasi mungon sqarimi i detajuar nga ku mund të jenë bazuar gjyqtarët në furgonin e VAR-it.

64’ Heriçi i Vllaznisë ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë nga arbitri Shahini dhe lë Vllazninë me 10 lojtarë në fushë. Vendim i saktë i gjyqtari.