Juventus mori një humbje të pakëndshme në mbrëmjen e djeshme të Serisë A, teksa u mposhtën nga Napoli me rezultatin 1-0. Gara në kampionat vështirësohet edhe më shumë për bardhezinjtë, të cilët tashmë duhet të fokusohen te përballja e datës 17 shkurt ndaj Portos. Ajo që shqetëson trajnerin Andrea Pirlo janë dëmtimet e shumta që kanë përfshirë skuadrën.

Kështu, e sigurt është se Artur nuk do të jetë me brazilianin që duhet të presë një apo dy javë për të kuptuar shkallën e dëmtimit, ndërkohë që rrezikon edhe operacionin. Sakaq, listës së mungesave iu shtua edhe Kuadrado.

Kolumbiani pati një ngërç muskulor dje dhe është në dyshim të fortë për Porton, madje edhe anësori rrezikon një pushim disajavor. Ndërkohë, pritet për Ramsej i cili ashtu si Dibala mund t’ia dalin të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj portugezëve, por gjithnjë duke u nisur nga stoli pasi vijnë pas një kohe të gjatë pa aktivitet. /VipSport/