Bajern Mynih ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e Dajot Upamekanos. Mbrojtësi 22-vjeçar, ka rënë në sy me performancat e tij me Lajpcig dhe ishte vënë në qendër të merkatos teksa kërkohej nga Mançester Junajtid, Liverpul, Çelsi apo edhe Juventus me Real Madrid.

Megjithatë, në fund falë 42.5 milionë eurove që i ofruan Lajpecig dhe kontratës pesëvjeçare për lojtarin, Bajern ia doli të mposhtë konkurrencën.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga ana e klubit rekordmen të Gjermanisë, Upamekano do t’iu bashkohet nga data një korrik 2021.

Në këtë formë, Bajern ka gjetur zëvendësuesin shumë premtues të Alaba, me austriakun që nuk pranoj rinovimin dhe nga vera do të jetë një futbollist i lirë për të zgjedhur të ardhmen e tij. /VipSport/