Fakti që ndeshja me Laçin nuk është shtyrë për të enjten ashtu siç kishin kërkuar, nuk është pritur mirë në kampin shkodran.

Megjithatë, pjestarët e tij kanë marrë masat dhe kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë shumë delikate.

Trajneri Gjoka duke i kushtuar një vëmendje të veçantë ehde kësaj ndeshje, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ekipi të grumbullohej që sot.

Ideja e tij ka qenë se futbollistët duhet të jenë të gjithë sëbashku për të mbajtur dhe për të mbajtur rregjim ngaqë kohët e fundit kanë patur jo pak lodhje.

Vllaznia ka mbërritur vetëm mbrëmë në orët e vona të darkës nga Gjirokastra, sot pasdite ka patur një seancë në palestër dhe po ashtu, edhe nesër do të ketë një takim të fundit para sfidës me Laçin.

Në këto rrethana, trajneri e ka konsideruar të domosdoshëm grumbullimin e ekipit.

Kjo kërkesë e tij është aprovuar dhe për rrjedhojë, futbollistët kanë udhëtuar menjëherë pas stërvitjes drejt Barbullushit për t’u akomoduar në ambjentet e “Gardenland Resort”, rezidëncës së tyre të zakonshme.

Aty do të qëndrojnë deri të mërkurën paradite, para se të marrin rrugën për në Laç, për të luajtur ndeshjen e rradhës ndaj skuadrës vendase.
© shkodrasport.com