Herald Marku ishte padyshim një nga lojtarët që mbajti një peshë të madhe në sezonin e shkuar te Vllaznia. Mesfushori i njohur ka nisur të lakohet sërish në qytetin e Shkodrës.

Te Partizani, mëngjërashi nuk gjeti hapësirat e duhura si dhe nuk arriti të përshtatej me skemat e trajnerit Daja e më vonë të Dritan Mehmetit. Edhe pse nën kontratë, gjasat janë që ai të largohet nga të kuqtë për të mbetur sërish në Superiore.

Është pikërisht Vllaznia ajo që mund të përfitojë nga shërbimet e lojtarit, i cili e njeh mjaft mirë ambientin si dhe tifozët shkodranë.

Megjithatë është ende herët pasi duhen edhe 6 javë deri në nisjen e merkatos së verës. Fillimisht pritet të shihet nëse do të arrihet Europa nga të kuqtë dhe më pas për të parë ndryshimet në “hyrje-daljet” e futbollistëve.

Kujtojmë që në fund të sezonit të shkuar, ishte Herald Marku ai që nxorri jashtë garës për titull Partizanin pasi arriti të shndërronte në gol penalltinë e fituar në “Air Albania”./newsport/