Vllaznia ka finalizuar gjatë ditës së sotme firmën me brazilianin Bruno Gomes. Futbollisti i është bashkuar klubit shkodran si një përforcim për vijën e parë në një edicion të cilin kuqeblutë e nisën me një fitore 3-1 ndaj Kukësit.
Transferimi i tij nga Nacional de Madeira i Portugalisë ka ardhur me parametër zero, pasi 27-vjeçri është lënë lojtar i lirë nga skuadra portugeze ku ai kishte kaluar dy sezonet e fundit. Por firma ka ardhur pas arritjes së një akordi mes dy klubeve.
Mediat portugeze bëjnë të ditur se ndonëse Nacional nuk kishte në planë sulmuesin brazilian dhe nuk i kishte dhënë minuta në këtë sezon, klubi ka pranuar të prishë kontratën vetëm nëse Vllaznia do të binte dakord që palët të ndanin me përqindje një shumë të mundshme të firuar nga një shitje e tij në të ardhmen.
Shkodranët kanë pranuar duke i garantuar kalimin e një përqindje të vlerës së kartonit në rast shitje dhe kështu, kanë finalizuar marrëveshjen për të sjellë Bruno Gomes në “Loro Boriçi”.