Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi foli pas fitores së Superkupës ndaj Egnatias. Bardhi: “Ishte një vit shumë i bukur, që nga ardhja e Dajës i kemi pritur këto surpriza. Do vazhdojmë ta çojmë gjithmonë më mirë.
Besoj edhe nga merkato. Besoj ardhja e Dajës, për mua është bërë merkato.
Mbrojtës dhe sulmues? Patjetër, por trajneri Daja ka shprehur që duhet gjetur sulmuesi i duhet. Nuk është kollaj për sulmues në janar. E dimë që nuk sjell prurje të mira, do shikojmë.
Ne jo një, por edhe dy i marrim. Nuk është qëllimi, por të gjesh një është e vështirë për modelin që luan profesori, që luan ekipi”, u shpreh presidenti i Dinamos”, u shpreh presidenti i Dinamos për “RTSH”.


