Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra e Armand Dukës, Ardian Haçit dhe Ilir Shulkut.

“BalkanWeb” raporton se të tre nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kanë deklaruar se do të përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Prokurori: “Është nisur hetim lidhur me një sërë parregullsish të dyshuara si të konsumuara në mbledhjen e datës 24 janar.

Pas adminstrimit të vendimit pët “pezullim nga detyra” prokuroria e ka zbatuar masën përmes policisë gjyqësore duke i njoftuar shtetasit.

Vendimi iu është bërë me dije personave.

Ne si prokurori kërkojmë vijimin e masës së sigurimit “ndalim i përkohshëm i ushtrimet të detyrës”.

Avokati Julian Mërtiri, përfaqësues ligjor i Dukës, Hiçit dhe Shulkut: Prokuroria pretendon se ka dyshime se Duka, Haçi, Shulku dhe Kokëdhima kanë konsumuar vepra të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Sqarojmë gjykatën se Shoqata Rajonale Tirana funksion si OJF.

Provat provojmë tej çdo dyshimi se nuk ekzistojnë veprat penale për të cilat ka ngritur dyshime prokuroria.

Gjithë mbledhja është regjistruat me pamje filmke, të cilat i janë vënë në dispozicion prokurorisë. Procesi ka qene tejet transparent dhe sipas kërkesave ligjore. Presidenti i FSHF nuk ka asnjë ndikim tek Shoqata. Duka nuk ka asnjë kompetencë tek Shoqata. Gjithë procesi organizativ i Shoqatës është regjistruar nga vetë organizatorët”.