Çështja e portierit titullar të Kombëtares së Gjermanisë duket se ka prekur fundin. Tashmë, në debat është përfshirë edhe presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes.
Gjithçka nisi me një deklaratë të Ter Shtegen, i cili u shpreh se ishte lodhur në stol pasi gjithmonë Nojer do të jetë portier i parë pavarësisht formës.
Ndërkohë, së fundmi Uli Hënes ka kërcënuar trajnerin Hoakim Lëv se nëse mendon të heqë nga posti i titullarit Manuel Nojer, atëherë t’i harrojë lojtarët e tjerë nga Bajern Mynoh, pasi ai nuk do t’i lejojë të bashkohen me Gjermaninë.
“ Nuk do të pranonim kurrë një ndryshim në portë. Nëse kjo ndodh, atëherë nuk do të dërgonim më lojtarë në Kombëtare”, u shpreh Hënes.
Në këtë formë debati për portierin titullar të Gjermanisë ka marrë përmasa të mëdha dhe mbetet për t’u parë përgjigja e Lëv përballë këtyre kërcënimeve nga presidenti i Bajern Mynih./vipsport/